Page 42 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 42

2.    Duhet thënë, gjithashtu, se ligji për regjistrimin e biznesit dhe ligji për shoqëritë tregtare
            nuk e shkelin nenin 10 të Direktivës së Parë për legjislacionin për shoqëritë tregtare. Për të
            shmangur defektet në themelim qysh prej fillimi, neni 10, i përmendur më lart, parashikon që
            akti i themelimit ose statuti duhet të noterizohet nëse Shteti Anëtar nuk parashikon lloje të
            tjera kontrolli parandalues. Në rastin e Shqipërisë, duket se mjafton që QKB-ja të shqyrtojë
            aplikimet për regjistrim sipas nenit 54 të ligjit për regjistrimin e biznesit. Fakti që “QKB-ja
            nuk  mund  të  shqyrtojë  saktësinë  e  të  dhënave  ose  vërtetësinë  e  dokumenteve,  që  i
            bashkëlidhen aplikimit për regjistrim” nuk bie në kundërshtim me nenin 10 të Direktivës së
            Parë. Nëse efekti i regjistrimit tek të tretët është mbrojtja nga parregullsitë e themelimit dhe
            kufizimi i autorizimit për të përfaqësuar shoqërinë (neni 21 i ligjit për regjistrimin e biznesit
            dhe  neni  12  i  ligjit  për  shoqëritë  tregtare,  më  poshtë),  nuk  është  nevoja  për  shqyrtim  të
            hollësishëm, as për kërkesën e bezdisshme për noterizimin e dokumenteve. Megjithatë, kjo,
            sigurisht, vlen për sa kohë që vetë sistemi i centralizuar i regjistrimit parashikon kontrollin e
            vërtetësisë  së  aplikimeve  dhe  dokumenteve  dhe  një  sistem  efikas  të  publikimit  të
            informacionit të shoqërisë. Kjo sigurohet me krijimin dhe funksionet e QKB-së (nenet 27 dhe
            54)  dhe  të  Regjistrit  të  Titujve,  parashikuar  në  nenin  126  të  ligjit  “Për  titujt”,  në  rastin  e
            shoqërive tregtare të regjistruara në bursë që ofrojnë letra me vlerë në treg.

            3.    Ligji për shoqëritë tregtare nuk vendos asnjë kufizim për themelimin e shoqërive. Kjo
            do të thotë, për shembull, se një shoqëri kolektive a komandite mund të themelohet edhe nga
            persona të tjerë juridikë, siç janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me pronar të vetëm.
            Rezultati  është  se  asnjë  individ  nuk  mban  përgjegjësi  personale  për  borxhet  e  shoqërisë.
            Shoqëritë e prekura mbajnë përgjegjësi vetëm në masën e pasurive të tyre. Sigurisht, kjo vlen
            edhe  kur  bëhet  fjalë  për  përgjegjësi  ligjore  personale  të  individëve,  duke  qenë  se  edhe
            përgjegjësia  e tyre  është  në të vërtetë e kufizuar në  masën e  te  pasurisë së  tyre.  Kështuqë
            mendojmë  se  konfirmimi  i  politikës  së  “moskufizimit  të  themelimit  të  shoqërive”  është  i
            rëndësishëm. Për mendimin tonë, rreziku i abuzimit me themelimin e shoqërisë (për shembull,
            duke krijuar “piramida” të shoqërive me ortakë të vetëm, ndërvarësia e të cilave shpesh nuk
            është transparente për aktorët e tjerë të tregut) duket relativisht i parëndësishëm krahasuar me
            epërsinë e një sistemi ligjor për shoqëritë tregtare që është i rregulluar “pak, por mjaftueshëm”
            dhe  i  favorshëm  për  investitorët.  Ligji  për  shoqëritë  tregtare  i  pajis  gjykatat  me  mjete  të
            mjaftueshme për të trajtuar forma të ndryshme të abuzimit (shih, për shembull, nenet nga 14
            deri në 16 për detyrimin e besnikërisë, nenet 98 dhe 163 për përgjegjësinë e administratorëve,
            nenet nga 205 deri në 212 për grupimin e shoqërive). Për më tepër, shpeshherë, përdorimi i
            formave  të sipërpërmendura  hibride të shoqërive në Shtetet  e tjera  Anëtare të BE-së  është
            përcaktuar nga legjislacioni i tatimeve. Me sa jemi në dijeni, në Shqipëri nuk ekzistojnë arsye
                  64
            të  tilla.   E  fundit  për  nga  radha,  por  jo  për  nga  rëndësia,  duhet  mbajtur  parasysh


            64   Më  përpara,  shoqëritë  kolektive  dhe  komandite  në  Gjermani  tatoheshin  si  individë  dhe,  për  rrjedhojë,  më  pak  se
            SHPK-të apo SHA-të.


                                                                              41
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47