Page 47 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 47

regjistrohet, ndërsa aktivitetin mund ta kryejë gjetkë. Në këtë rast, shpeshherë, mendohet se
                                                                72
            shoqëria zgjedh vendin që ka regjimin rregullator më pak të shtrënguar.
                 Nga ana tjetër, doktrina e “selisë reale” e njeh shoqërinë tregtare vetëm nëse ajo ka një
            lidhje të qenësishme me sistemin ligjor në bazë të të cilit e ushtron aktivitetin. Kjo do të thotë
            se një shoqëri tregtare nuk konsiderohet si e konstituar tërësisht në një shtet, nëse  zyrën e
            regjistruar  dhe  administratën  qendrore  nuk  i  ka  në  të  njëjtin  juridiksion.  Nëse  një  shoqëri
            tregtare  e  tillë  e  veçon  zyrën  e  regjistruar  nga  vendi  ku  ndodhet  administrata  qendrore,
            doktrina  e  “selisë  reale”  konsideron  se  shoqëria  tregtare  e  humbet  shtetësinë  e  vendit  të
            origjinës, ndërsa vendi i ri nuk e njeh atë derisa të jetë konstituar nga e para në përputhje me
            ligjet vendase, në mënyrë që të ketë një zyrë të regjistruar lokale. Si gjithë ligjet e tjera të
            vendeve të rajonit, ligji shqiptar për shoqëritë tregtare i përmbahet doktrinës së “selisë reale”.
            Gjatë procesit të hartimit dhe konsultimeve për ligjin në periudhën 2006-2008, vetëm pak zëra
            u shprehën për “qasjen e regjistrimit”. Shumica dërmuese e profesionistëve që morën pjesë në
            këto  procese  konfirmuan  aplikimin  e  doktrinës  së  “selisë  reale”.  Çështja  shtrohet  nëse  kjo
            qasje është e pranueshme nga kënd vështrimi i harmonizimit me legjislacionin e BE-së, duke
            qenë se ajo mund të bjerë në kundërshtim me “lirinë e vendosjes”.
                 Këto  dy  koncepte,  në  të  vërtetë,  mund  çojnë  në  një  përplasje  midis  dy  strategjive
            rregullatore.  Nga  njëra  anë,  qëndrojnë  parimet  e  lirisë  së  vendosjes  të  biznesit  dhe  mos-
            diskriminimit  mbi  baza  kombësie,  që  janë  gjithashtu  edhe  dy  shtyllat  bazë  të  Tregut  të
                            73
            Brendshëm të BE-së.  Në anën tjetër, qëndron e drejta e shtetit, ku shoqëria tregtare kryen
            faktikisht  veprimtarinë, për ta rregulluar dhe kontrolluar këtë veprimtari dhe, mbi të gjitha,
            t'ia  nënshtrojë  atë  tatimeve  kombëtare.  Nuk  është  bërë  ende  i  mundur  pajtimi  i  këtyre  dy
                                                74
            pikëpamjeve.  Në  katër  vendime  të  rëndësishme ,  GJED  ka  ndjekur  një  qasje  pragmatiste.
            GJED njeh, nga njëra anë, shkaqet që përshkruan doktrina e “selisë reale”, pra, të drejtën e
            shtetit  për  të  mbrojtur  interesat  e  kreditorëve,  aksionarëve  të  pakicës,  punonjësve,  apo
            tatimeve  si  “arsye  të  detyrueshme  për  të  mirën  e  përgjithshme”,  që  mund  të  legjitimojnë
            kufizimin e lirisë së themelimit pa u konsideruar si diskriminuese. Nga ana tjetër, sidoqoftë,
            mosnjohja e personalitetit juridik të një shoqërie tregtare, si e tillë, është një kufizim i lirisë së
            vendosjes, që nuk mund të legjitimohet  me anë të “arsyeve të detyrueshme  për të mirën e
            përgjithshme”, siç rezulton, de facto, kur mohohet plotësisht e drejta e vendosjes.
                 Kjo do të thotë se doktrina e “selisë reale”, që është ligji në fuqi në Shqipëri, në thelb,
            pranohet nga GJED. Megjithatë, asnjë shtet nuk mund të zbatojë lirisht të gjithë ligjin e tij për
            shoqëritë  tregtare  pa  kufizime  që  burojnë  nga  liria  e  themelimit.  Aplikimi  i  mekanizmave
            mbrojtës  nuk  mund  të  përjashtojë  asnjëherë  lirinë  e  themelimit,  si  të  tillë.  Për  rrjedhojë,
            Shqipëria  mund  ta  aplikojë  doktrinën  e  “selisë  reale”,  duke  i  kuptuar  kufizimet  e  kësaj

            72  Ky është quajtur “efekti Delauer” (Delaware-effect) për shkak të kërkesave relativisht të lirshme të shtetit Delauer të
            SHBA-së  përsa  i  takon  themelimit.  Krahaso  C.  Villiers,  “European  Company  Law  -  Towards  Democracy?”
            (“Legjislacioni evropian për shoqëritë tregtare – drejt demokracisë?”) (Dartmouth, 1998), f. 17.
            73  Shih nenin 49 të TFBE (ish-neni 43 i TKE).
            74  Çështja gjyqësore 212/97, “Centros”; Çështja  gjyqësore 208/00, “Überseering”; Çështja  gjyqësore 167/01, “Inspire
            Act”; Çështja gjyqësore 411/03, “Sevic”.


                                                                              46
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52