Page 49 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 49

ë)   përgjegjësia e personit juridik, e drejtuesve dhe e anëtarëve të tij për detyrimet ndaj
                   të tretëve;
                 f)   pasojat e shkeljes së ligjit apo të aktit të themelimit.

                 Bazuar në këtë (dhe duke pasur parasysh se ligji nr.10428 është miratuar pas ligjit për
            shoqëritë tregtare), duhet nxjerrë përfundimi se Kuvendi ka ndryshuar qëndrimin duke kaluar
            nga  doktrina  e  “selisë  reale”  tek  qasja  e  “vendit të  themelimit”.  Pra,  një  shoqëri, që  është
            themeluar  sipas  ligjit  të  një  vendi  të  huaj,  por  që  e  ka  vendin  faktik  të  administrimit  në
            Shqipëri (pra, përmes një dege), vijon të zbatojë dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare të
            vendit  të  origjinës,  por  me  kusht  që  ende  të  jetë  objekt  i  rregullave  të  ligjit  për  shoqëritë
            tregtare lidhur me degët.

                                            Neni 9
                                   Degët dhe zyrat e përfaqësimit
                 1. Personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë mund të vendosin hapjen e
            degëve dhe/ose të zyrave të përfaqësimit të shoqërisë.
                 2.  Degët  janë  vende  të  ushtrimit  të  veprimtarisë  tregtare  dhe  kanë  të  njëjtin
            personalitet  juridik  me  shoqërinë.  Ato  veprojnë  në  mënyrë  të  qëndrueshme,
            organizohen dhe administrohen më vete dhe ushtrojnë veprimtari me palë të treta, në
            emër të shoqërisë.
                 3. Zyrat e përfaqësimit janë vende të veprimtarisë tregtare të shoqërisë dhe kanë
            të  njëjtin  personalitet  juridik  me  shoqërinë.  Zyrat  e  përfaqësimit  nuk  kanë  si  qëllim
            krijimin  e  të  ardhurave,  por  nxitjen  e  veprimtarisë  së  shoqërisë.  Këto  zyra  mund  të
            lidhin marrëveshje në emër e për llogari të saj.
                 4.  Nëse  degët  dhe  zyrat  e  përfaqësimit  të  shoqërive  shqiptare  krijojnë  faqe
            interneti, ato duhet të publikojnë numrin unik të identifikimit të shoqërisë në këtë faqe
            interneti.
                 5.  Degët  dhe  zyrat  e  përfaqësimit  të  shoqërive  të  huaja  regjistrohen  sipas
            kërkesave  të  neneve  26  pika  4,  28  pika  5  dhe  37  të  ligjit  nr.9723,  datë  3.5.2007  "Për
            Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
                 6. Dega vepron nën emrin e regjistruar të shoqërisë tregtare, si dhe nën emrin e
            saj.

            Komente:

            1.    Ligji për regjistrimin e biznesit parashikon rregullat për regjistrimin e degëve (dhe të
            zyrave  të  përfaqësimit)  sipas  Direktivës  së  Njëmbëdhjetë  89/666/KEE  “Për  regjistrimin  e
            degëve”.  Neni  9  parashikon  përkufizime  të  termave  “degë”  dhe  “zyrë  përfaqësimi”  (ose
            “agjenci”). Në fakt, përkufizimi i degës, i nenit 9, bazohet në nenin 49 të MSA-së. Këtu bëhet
            një  dallim  i  qartë  midis  degëve  dhe  zyrave  të  përfaqësimit  kundrejt  “filialeve”,  që,  në



                                                                              48
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54