Page 53 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 53

d)  vlera  e  kapitalit  të  regjistruar  të  shoqërisë  dhe  vlera  e  pjesës  së  paguar  të
                   78
            kapitalit.
                 Nëse shoqëria ka faqe interneti, këto të dhëna duhet të pasqyrohen aty. Edhe në
            këtë rast zbatohet pika 5 e nenit 1 të këtij ligji.
                 2. Shoqëria përgjigjet për vërtetësinë e të dhënave të deklaruara sipas pikës 1 të
            këtij  neni.  Nxjerrja  e  shkresave,  formularëve  e  urdhrave  apo  e  çdo  dokumenti  tjetër
            korrespondence,  në  kundërshtim  me  pikën  1  të  këtij  neni,  përbën  kundërvajtje
            administrative  dhe  dënohet  me  gjobë  deri  në  15  000  lekë.  Kur  kundërvajtja
            administrative e parashikuar në këtë pikë konstatohet gjatë një kontrolli të organizuar
            nga administrata tatimore, sanksioni ekzekutohet nga kjo administratë.

            Komente:

                 Neni  11  transpozon  kërkesat  ligjore  për  publikimin  e  informacioneve  referuar
            shkresave, formularëve të porosive dhe dokumenteve të tjera që parashikohen në nenin 4 të
            Direktivës së Parë për SHPK-të dhe SHA-të. Ky nen nuk përmban një listë të gjithë pikave të
            nenit 4, por, në fakt, kërkon publikimin e “numrit unik të identifikimit”, që mundëson aksesin
            ndaj gjithë informacionit të shoqërisë duke hyrë në faqen e internetit të QKB-së (nenet 60 dhe
            61 të ligjit për regjistrimin e biznesit). Kjo duket se bën më shumë kuptim se t’i mbingarkosh
            dokumentet  me  një  sasi  marramendëse  informacioni.  Nga  ana  tjetër,  neni  11  e  shtrin  këtë
            kërkesë për të gjitha shoqëritë, duke përfshirë shoqëritë kolektive dhe ato komandite. Shtrirja
            e këtij  aspekti të transparencës  duhet  mirëpritur. Është me rëndësi të shënohet  se, tani,  në
            publikim përfshihen “mjetet elektronike të komunikimit”.  Një përkufizim i këtyre të fundit
            mund  të  gjendet  në  nenet  88  dhe  142.  Në  vitin  2014,  u  miratua  një  ndryshim  me  qëllim
            harmonizimin  e  plotë  me  Direktivën  2009/101/KE,  duke  shtuar  shkronjën  “d”:  vlera  e
            kapitalit të regjistruar të shoqërisë dhe vlera e pjesës së paguar të kapitalit. Kështu, dispozitat
            për transparencën bëhen më të qarta për të tretët.


                                         TITULLI III
                                        PËRFAQËSIMI

            Komente:

            1.    Përpara  se  dispozitat  për  përfaqësimin  të  nenit  12  të  diskutohen  në  mënyrë  më  të
            detajuar,  duhet  shpjeguar  koncepti  i  përgjithshëm  tek  i  cili  bazohen.  Ky  koncept  është
            mbrojtja  e  përgjithësuar  e  të  tretëve  dhe  është  një  nga  parimet  bazë  të  ligjit  për  shoqëritë
            tregtare.  Objekti  i  këtij  koncepti  shtjellohet  në  legjislacionin  e  BE-së  dhe  ai  lidhet,


            78  Shtuar me ligjin nr.129/2014, neni 2.


                                                                              52
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58