Page 58 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 58

do  të  binte  në  kundërshtim  me  këtë  dispozitë).  Çdo  kufizim  tjetër  shtesë  i  tagrave  të
            përfaqësimit do të përbënte ndryshim të kompetencave sipas pikës 1 dhe, kështu, nuk mund
            t'u  kundrejtohet  palëve  të  treta,  edhe  sikur  kufizimi  të  jetë  bërë  publik  sipas  ligjit  për
            regjistrimin e biznesit. Administratorët mbeten të detyruar ndaj shoqërisë për të zbatuar gjithë
            kufizimet e tagrave të përfaqësimit, edhe sikur të jenë në tejkalim të sa më sipër. Prandaj, nëse
            Statuti ose një vendim i shoqërisë tregtare ia kufizon tagrin administratorit për të vepruar në
            bazë  të  llojit  ose  vlerës,  dhe  nëse  ky  veprim  kryhet  në  efekt  nga  administratori,  shoqëria
            tregtare është e detyruar ta përmbushë angazhimin, por ndaj administratorit mund të ngrihet
            padi për shkelje të detyrimit të besnikërisë.
                 Kufizimet e lejuara të tagrit të administratorit për të vepruar vetëm për disa ose për të
            gjitha marrëdhëniet e shoqërisë me të tretët duhen bërë publike sipas ligjit për regjistrimin e
            biznesit. Në rast mospublikimi, shoqëria mund t’ua kundrejtojë këto kufizime palëve të treta,
            vetëm nëse provon se i treti ka pasur dijeni për këto kufizime apo, në bazë të rrethanave të
            qarta, nuk mund të mos kishte pasur dijeni për këto kufizime.

            2.    Pikat 2 dhe 3 të nenit 12 ndjekin qasjen e mbrojtjes së përgjithësuar së të tretëve dhe
            janë në zbatim të nenit 9 të Direktivës së Parë. Nëse një përfaqësues ligjor i tejkalon tagrat e
            përfaqësimit apo objektin e shoqërisë, kjo sjellje “jashtë autoritetit” nuk e prek marrëdhënien
            me të tretët dhe shoqëria vijon të mbajë detyrimin ligjor që lind nga kontratat e lidhura nga
            përfaqësuesi që i ka tejkaluar tagrat e tij, nëse shoqëria nuk provon se i treti ka pasur dijeni
            që akti dilte jashtë autorizimit apo objektit ose, në bazë të rrethanave të qarta, nuk mund të
            mos kishte pasur dijeni për të.
                 Humbja e mbrojtjes së të tretit nëse i treti ka pasur dijeni ose, në bazë të rrethanave të
            qarta,  nuk  mund  të  mos  kishte  pasur  dijeni  për  mangësinë  në  tagrat  e  përfaqësimit  është
            kufizimi i parimit të mbrojtjes së përgjithësuar të të tretëve, që i pengon të tretët mashtrues që
            të mos mbështeten në këtë parim për të arritur synimet negative të tyre. Një shembull tjetër i
            këtij lloji gjendet në nenin 64, pika 2, të ligjit për shoqëritë tregtare. Ortaku i kufizuar që ka
            lidhur me një palë të tretë një marrëveshje në cilësinë e agjentit të autorizuar të shoqërisë, por
            pa u cilësuar si i tillë, përgjigjet për këtë veprim si të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të
            rastit  kur  shoqëria  provon  se  i  treti  kishte  dijeni  për  faktin  se  ortaku  vepronte  si  agjent  i
            autorizuar, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si të mos ishte në dijeni
                 Është me rëndësi të theksohet se pika 2 e nenit 12 e zbaton këtë kufizim të mbrojtjes së
            të  tretëve  edhe  ndaj  formulimeve  të  nenit  9,  pika  2,  të  Direktivës  së  Parë.  Kjo  e  fundit
            përcakton  se  shoqëria  nuk  mund  të  mbështetet  asnjëherë  në  kufizimet  e  përfaqësimit  në
            kundërvënie ndaj  të tretëve edhe sikur këto kufizime të jenë publikuar. Kjo do të thotë se
            shoqëria e mban detyrimin edhe sikur i treti  të ketë  pasur  dijeni  për kufizimet  apo ta ketë
            shtyrë përfaqësuesin ta shpërdorojë tagrin e tij. Vështirë të besohet se autorët e Direktivës së
            Parë do ta kishin pranuar një rezultat të tillë. Qëllimi i Direktivës nuk është të mbrojë palët e
            treta që veprojnë në keqbesim. Për rrjedhojë, legjislacioni kombëtar mund të kërkojë që, nëse
            ka shpërdorim të dukshëm, shoqëria nuk mban asnjë detyrim ligjor. Sidoqoftë, nuk është e
            mjaftueshme  që  kjo  “provë”  të  vërtetojë  se  kufizimi  në  përfaqësimin  ka  qenë  i  publikuar.


                                                                              57
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63