Page 48 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 48
doktrine në bazë të “frymës” së nenit 54 të TFBE-së (ish-neni 48 i TKE). Kjo do të thotë që,
në Shqipëri, shoqëritë tregtare të huaja duhen njohur, nëse janë themeluar ligjërisht jashtë
saj dhe nëse vazhdon lidhja e qenësishme me shtetin ku janë themeluar. Në këtë aspekt, GJED
75
parashikon regjistrimin e shoqërisë së huaj në vendin pritës si degë , ndërkohë që ajo
vazhdon të mbetet e regjistruar në vendin e saj origjinës. Pas regjistrimit të saj si degë,
shoqëria tregtare e huaj mund të lidhë kontrata në Shqipëri, t’u drejtohet gjykatave dhe të
krijojë filiale dhe degë.
Njëri prej efekteve të jurisprudencës së GJED-së është se një Shtet Anëtar duhet t’i
lejojë shoqëritë tregtare me strukturë më elastike, të themeluara në një tjetër Shtet Anëtar, që
të ushtrojnë aktivitet lirisht në territorin e tij, pavarësisht sa kufizues është modeli i atij Shteti
për shoqëritë tregtare. Kjo mund të sjellë si rezultat një situatë, ku shoqëritë e themeluara në
përputhje me normat më të shtrënguara të një Shteti Anëtar mund të jenë më të pakta në
numër sesa shoqëritë e themeluara sipas rregullave më të lirshme të një tjetër Shteti Anëtar.
Për shembull, në Gjermani tani operojnë mbi 40 mijë shoqëri angleze me përgjegjësi të
kufizuara. Me fjalë të tjera, mundësia për të zgjedhur modele të ndryshme shoqërish tregtare
të Shteteve të tjera Anëtare krijon trysni konkurruese legjislative mes Shteteve Anëtare. Kjo
situatë ka qenë një nga arsyet pse u ulën ndjeshëm kërkesat formale ligjore për SHPK-të në
ligjin për shoqëritë tregtare dhe pse u stimuluan ndjeshëm investimet e huaja. Do t’i kthehemi
përsëri këtij aspekti kur të flasim për dispozitat për SHPK-të. Trysnia në të dy sistemet mund
të lehtësohet nëse shoqëritë tregtare përdorin Direktivën e BE-së për Bashkimet Ndërkufitare
të Shoqërive, që zbatohet në Shqipëri tani, por kjo nuk do të ishte përgjigjja e plotë ndaj kësaj
dileme.
Sidoqoftë, në vitin 2011, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr.10428 “Për të drejtën
private ndërkombëtare”, që zbaton Rregulloret e BE-së Nr. 593/2008 “Për ligjin e zbatueshëm
për detyrimet kontraktore” (Roma I) dhe Nr. 864/2007 “Për ligjin e zbatueshëm për detyrimet
jashtëkontraktore” (Roma II). Sipas këtij ligji (neni 15), personat juridikë rregullohen nga ligji
i vendit, në të cilin janë regjistruar. Në veçanti, me ligjin rregullator të personit juridik
përcaktohet:
a) natyra juridike;
b) themelimi, transformimi dhe mbarimi;
c) zotësia juridike dhe ajo për të vepruar;
ç) emri i personit juridik;
d) struktura, kompetencat dhe mënyra e funksionimit të organeve drejtuese të
personit juridik;
dh) përfaqësimi i personit juridik;
e) mënyra dhe forma si fitohet apo humbet anëtarësia apo e drejta për të qenë ortak,
si dhe të drejtat që burojnë nga anëtarësia apo të qenit ortak;
75 Shih çështjen gjyqësore 212/97, “Centros”.
47

