Page 43 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 43
jurisprudenca e kohëve të fundit të GJED në lidhje me kufizimet e lirisë së vendosjes (shih,
65
më poshtë, komentet për nenin 8).
Neni 6
Statuti
Statuti i shoqërisë tregtare përmban të dhënat e përcaktuara në nenet 32 deri në
36 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
Paragrafi i katërt i nenit 28 të ligjit të sipërpërmendur mbetet i zbatueshëm.
Komente:
1. Ligji për shoqëritë tregtare kërkon vetëm një dokument për themelimin dhe
konstituimin e shoqërisë, “Statutin” e shkruar. Ky sistem i thjeshtë është rezultat nga përvoja
e keqe me ligjet e tjera në rajon, që kërkojnë aktin e themelimit dhe “akte normative”
(Statutin). Dallimi i detyrueshëm, shpeshherë, ka çuar në një mbivendosje të panevojshme të
përmbajtjes së këtyre dokumenteve. Dyfishimi i dokumenteve, që përmbajnë të paktën
pjesërisht të njëjtat dispozita, mund të sjellë rrezikun e pështjellimit në rastin e bërjes së
dallimit midis të dy dokumenteve. Kjo është sidomos shqetësuese nëse të tretët duan të
informohen për përmbajtjen e këtyre dokumenteve, për shembull, se kush ka të drejtë ta
përfaqësojë shoqërinë. Në të vërtetë, ligji shqiptar nuk e përjashton mundësinë e krijimit të dy
a më shumë dokumenteve mjaft që ato, së bashku, të përmbajnë të gjitha të dhënat që kërkon
neni 6 referuar dispozitave përkatëse të ligjit për regjistrimin e biznesit. Neni 28, pika 3, i
ligjit për për regjistrimin e biznesit kërkon që, nëse ekzistojnë dy a më shumë dokumente, ato
duhen depozituar të gjitha për të përmbushur kërkesat e aplikimit. Kjo është veçanërisht e
rëndësishme për të dhënat e regjistruara mbi të cilat mund të mbështetet shoqëria kundrejt të
tretëve. Lidhur me këtë, rekomandohet që të lexohet neni 21 i ligjit për për regjistrimin e
biznesit, që është një prej dispozitave më të rëndësishme të këtij ligji, duke qenë se ai
transpozon në ligjin shqiptar kërkesat e nenit 3 të Direktivës së Parë për Legjislacionin për
Shoqëritë Tregtare 68/151/KEE (ndryshuar me Direktivën 2009/101/KE, datë 16 shtator
65 Deri tani, Direktivat e Legjislacionit të BE-së për Shoqëritë Tregtare kanë përmendur vetëm shoqëritë aksionare apo
ato me kuota. Shoqëritë kolektive apo komandite, përfshirë shoqëritë e thjeshta kuptuar sipas Kodit Civil, nuk kanë qenë
objekt i masave juridike evropiane. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të ortakëve dhe aksionarëve mbartin risqe të
veçanta dhe kanë ndikim më të madh në tregjet evropiane. Për këtë arsye, ato meritojnë një vëmendje të veçantë referuar
harmonizimit dhe integrimit. Megjithatë, përjashtim bëjnë disa forma të caktuara hibride që përmenden në tekst. Mbi të
gjitha, bëhet fjalë për “shoqërinë komandite të posaçme” (‘GmbH & Co. KG’), formë e organizimit të biznesit kjo që
ndeshet rëndom në Gjermani dhe në Luksemburg, ku ortaku i pakufizuar i shoqërisë komandite është një shoqëri private
me përgjegjësi të kufizuara. Kjo e fundit lidh një marrëveshje për shoqëri komandite me ortakë të kufizuar. Për pasojë,
përgjegjësia a pakufizuar shmanget për gjithë shoqëritë në fjalë. Kjo formë shoqërie, që përpiqet të ndërthurë epërsitë e
të dyja formave në fjalë, pranohet nga pikëpamja ligjore. Në shumë raste, sidoqoftë, gjykatat kanë zbatuar normat,
përkatësisht, për SHPK-të ose SHA-të me qëllim menaxhuar strukturën e organizimit dhe të risqeve të këtyre hibrideve.
Duke qenë se, shpeshherë, shoqëritë hibride janë përdorur për të krijuar grupime (piramidale) të shoqërive, me
Direktivën 90/605/KEE ato iu nënshtruan regjimit evropian të Direktivës së Katërt dhe të Shtatë “Për kontabilitetin dhe
bilancin e konsoliduar”.
42

