Page 132 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 132

Neni 97
                                          Shpërblimi
                 1. Shpërblimit  bazë të administratorëve mund t'i bëhen shtesa, që  mund të jenë
            përqindje  në  fitim  ose  të  ngjashme.  Shpërblimet  e  administratorëve  përcaktohen  me
            vendim të zakonshëm të asamblesë së përgjithshme.
                 2.  Shpërblimi,  sipas  pikës  1  të  këtij  neni,  duhet  të  jetë  i  përshtatshëm  dhe  në
            përputhje me detyrat e administratorëve dhe gjendjen financiare të shoqërisë.
                 3. Nëse shoqëria është në vështirësi financiare, asambleja e përgjithshme mund të
            vendosë reduktimin e shpërblimit të administratorëve në masën e përshtatshme.
                 4. Kriteret e shpërblimit, shpërblimi individual dhe efekti vjetor i shpërblimit të
            administratorëve në strukturën e kostove të shoqërisë tregtare publikohen së bashku me
            pasqyrat financiare vjetore.

            Komente:

            1.    Vitet e fundit, pagat e administratorëve kanë qenë në qendër të shumë skandaleve të
            shoqërive të mëdha. Sjellja e shumë administratorëve, që përdorin postin e tyre për rritjen e të
            ardhurave, edhe në një kohë kur shoqëria ka probleme financiare, është një problem që është
            debatuar shpesh dhe, për pasojë, reputacioni i administratorëve në shoqëri ka rënë. Shumica e
            rasteve në fjalë lidhej me administrimin e SHA-ve, sidomos, të atyre që janë të regjistruara në
            bursë. Ligjvënësit e BE-së reaguan ndaj kësaj prirjeje me Rekomandimin 2004/913/KE. Ky
            rekomandim  synon  të  “nxisë  një  regjim  të  përshtatshëm  për  shpërblimin  e  anëtarëve  të
            këshillit  të  administrimit  të  shoqërive  të  regjistruara  në  bursë”.  Në  vitin  2009,  Forumi
            Evropian vendosi të publikojë kodin etik për shpërblimin e drejtuesve të shoqërive tregtare.
            Forumi  shprehej:  “Forumi,  duke  pranuar  se  duhet  t’u  lihet  shoqërive  tregtare  dhe
            aksionarëve/pronarëve të tyre që të përcaktojnë strukturën dhe nivelet e pagave, mbron idenë
            se  duhen  respektuar  përvojat  më  të  mira.  Shembuj  të  përvojave  më  të  mira  që  rendit  në
            deklaratën e tij Forumi, janë:

                    niveli i komponentit të ndryshueshëm të pagës duhet të jetë relativisht në raport
                     me nivelin e totalit të pagës;
                    komponenti  i  ndryshueshëm  i  pagës  duhet  të  jetë  i  lidhur  me  faktorë  që
                     përfaqësojnë rritjen reale të shoqërisë dhe krijimin real të pasurisë për shoqërinë
                     dhe aksionarët e saj;
                    aksionet që u jepen anëtarëve të këshillit me detyra drejtuese brenda shoqërisë, në
                     bazë  të  planeve  që parashikojnë  stimuj  në  një  periudhë  afatgjatë,  është  mirë  të
                     fitohen  si  të  drejta  vetëm  pas  një  periudhe  gjatë  të  cilës  përmbushen  kushtet e
                     performancës;
                    pagesa në rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për anëtarët e këshillit
                     me  detyra  drejtuese  brenda  shoqërisë  duhet  të  jetë  jo  më  shumë  se  rroga  e  dy


                                                                             131
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137