Page 135 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 135
Komente:
1. Për t’i bërë detyrimet e besnikërisë më shtrëngues për administratorët e SHPK-ve, ligji i
shton disa kërkesa të posaçme detyrimit të besnikërisë që parashikojnë nenet nga 14 deri në
18. Duke qenë se të njëjtat detyrime vlejnë edhe për anëtarët e këshillave të administrimit, për
administratorët dhe anëtarët e këshillave mbikëqyrës të SHA-ve, këto detyrime do të trajtohen
së bashku në këtë krye. Detyrimet e administratorëve dhe anëtarëve të këshillit mund të
ndahen, pak a shumë, në dy forma të ndërlidhura detyrimi:
detyrimi i besnikërisë ndaj interesit më të mirë të shoqërisë, parashikuar me nenin
98, pika 1, dhe nenin 163, pika 1; dhe,
detyrimi për të treguar kujdes dhe aftësi që administratorët dhe anëtarët e këshillit
duhet ta zbatojnë gjatë kohës që janë të emëruar.
2. Lidhur me detyrimin e besnikërisë, është me rëndësi të theksohet zgjerimi i detyrimit të
administratorëve të lidhur me konceptin e “interesit më të mirë të shoqërisë në tërësi”, që
shprehin neni 14, 98 dhe 163. Ky koncept juridik është bërë porta kryesore të “përfshirjes së
përgjegjësisë sociale të shoqërive tregtare” në legjislacionin e Bashkimit Evropian, që e kemi
përmendur në Kreun B.I.
Këtu vlen të theksohet rëndësia e detyrimit të besnikërisë dhe detyrimit për të treguar kujdes
dhe aftësi ndaj shoqërisë tregtare, nga ana e administratorëve, në kuadër të qëndrueshmërisë
mjedisore. Neni 98, pika 1, dhe neni 163, pika 1, i referohen shprehimisht “qëndrueshmërisë
mjedisore” të operacioneve, duke qenë se është pjesë e “interesit më të mirë të shoqërisë
tregtare në tërësi”. 121 Për të qenë e menaxhueshme nga jurisprudenca, zakonisht,
“qëndrueshmëria mjedisore” e veprimtarisë së shoqërisë tregtare lidhet me legjislacionin në
fuqi për mbrojtjen e mjedisit që përcakton normat e mbrojtjes së mjedisit, si: normat për
ambalazhimin, depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujërave të zeza, si dhe me standardet e
posaçme për vlerësimin dhe mbrojtjen nga risku lidhur me veprimtaritë e posaçme të
shoqërive tregtare, si: çlirimi i gazrave, çlirimi i gazit CO 2 , trajtimi i mbetjeve të rrezikshme
etj. Këto standarde duhen kthyer në procedura konsultimesh dhe informimi të brendshëm, në
kuadër të drejtimit dhe vendimmarrjes së brendshme të shoqërive tregtare.
Ky shembull tregon se “interesi më i mirë i shoqërisë tregtare” nuk mund të lidhet më
thjesht me interesin e ortakëve apo aksionarëve të shoqërisë. “Qëndrueshmëria mjedisore”
121 Lidhur me këtë, shih Rekomandimin 2001/453/KE, datë 30 maj 2001, “Për trajtimin nga sipërmarrjet të aspekteve
mjedisore në pasqyrat financiare dhe raportet vjetore”, dhe shih Rezolutën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut “Për të
drejtat e njeriut dhe mjedisin” A/HRC/19/L8.1
Promovimi dhe mbrojtja e gjithë të drejtave të njeriut, e të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore,
përfshirë të drejtën për zhvillim. Shqipëria*, Bosnjë-Hercegovina*, Botsvana, Kamboxhia*, Çadi*, Kongo, Kosta Rika,
Bregu i Fildishtë*, Kroacia*, Republika Demokratike e Kongos*, Republika Dominikane*, Ekuadori, Franca*,
Gjeorgjia*, Gjermania*, Greqia*, Hondurasi*, Hungaria, Irlanda*, Izraeli*, Kenia*, Letonia*, Lihtenshteini*, Lituania*,
Luksemburgu*, Maldivet, Mauritania, Maurici, Mali i Zi*, Maroku*, Nigeria, Palestina*, Panamaja*, Paraguai*, Peruja,
Polonia, Portugalia*, Rumania, Serbia*, Sllovenia*, Somalia*, Spanja, Sudani*, Zvicra, ish-Republika Jugosllave e
Maqedonisë*, Timor-Leste*, Tunizia*, Republika e Bashkuar e Tanzanisë*, Uruguai, Zimbabve*:
134

