Page 136 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 136
është vetëm njëri aspekt i prirjes së përgjithshme për të “integruar” interesat e grupeve të tjera
(të “grupeve të interesit”). Ky proces i vazhdueshëm pasqyrohet nga ndryshimi në politikat e
shoqërive për komunikimin, politika këto që sot preferojnë t’i paraqesin firmat si institucione
122
dhe jo si persona. Këtu dëshirojmë të shpjegojmë shkurtimisht pse dhe si ka ndryshuar
argumenti juridik lidhur me detyrimet e administratorëve në këtë aspekt. Shpjegimi merr në
konsideratë pikë së pari SHA-të. Mirëpo, standardet e drejtimit të brendshëm, përgjegjësisë
sociale dhe të të drejtave të njeriut duhen zbatuar nga gjithë format e shoqërive tregtare me
përgjegjësi të kufizuar.
Duke qenë se pronësia dhe kontrolli i shoqërive veçohen dhe strukturohen sipas rolit të
organeve të kushtetutës (Statutit) të shoqërisë, dhe si të tilla, shoqëritë tregtare luajnë një rol të
rëndësishëm në krijimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike, çështja shtrohet si mund të
arrihet dhe të ruhet mbajtja nën kontroll e administrimit të shoqërisë. Nisur nga kolapset e
papara të shoqërive tregtare shkaktuar nga presioni dritëshkurtër konkurrues ndaj
administratorëve për të maksimizuar fitimet dhe nga filozofia e liberalizimit në Amerikë dhe
Evropë, ekzistenca e rregullimit të fortë dhe sistemit të rëndësishëm të kontrollit dhe ekuilibrit
ndërmjet ortakëve të shoqërisë tregtare dhe komunitetit më të gjerë është me rëndësi shumë të
madhe. Sidomos, gjatë kolapsit financiar të vitit 2007, dolën qartë mangësitë lidhur me
kontrollin që duhet të ushtrojnë aksionarët për të arritur vendimet e administratorëve sipas
modelit të pronësisë klasike. Kjo është arsyeja pse janë zgjeruar “interesat” për të cilat
administratorët duhet të përgjigjen përpara grupeve të interesit. Nëse mirëqenia e
vazhdueshme e shoqërisë tregtare është shqetësim i përhershëm i administratorëve dhe
përcakton pritshmëritë sociale ndaj shoqërisë tregtare, interesi i aksionarëve mund të jetë
vetëm një aspekt gjatë përpilimit të politikave të përshtatshme. Para së gjithash, detyrimi i
besnikërisë është gjithashtu kundrejt kreditorëve dhe punëmarrësve, pjesëmarrja e të cilëve
pranohet gjerësisht si një element që u duhet shtuar funksioneve tradicionale të
pamjaftueshme të kontrollit të aksionarëve.
Ligji për shoqëritë tregtare e njeh këtë dhe sanksionon padinë derivative të kreditorëve
(në nenet 10, 91, 92, 150 dhe 151), të pjesëmarrjes së punëmarrësve (në nenet nga 19 deri në
21) dhe të detyrimeve të posaçme organizative të cilat grupi administrues duhet t’i respektojë
nëse kërkon të shmangë përgjegjësinë. Këto detyrime parashikohen në nenin 82, pikat nga 3
deri në 5, dhe nenin 136, pika nga 3 deri në 5 (thirrja e mbledhjes së Asamblesë së
Përgjithshme në rast humbjesh të konsiderueshme kapitali); në nenin 95 dhe në nenin 158,
pika 3 deri në 5 (krijimi i sistemit të njoftimit të hershëm); në listën e nenit 98, pika 4, dhe të
nenit 163, pika 4, ku përfshihet dispozita për “ushtrimin e aktivitetit në shkelje të ligjit”, kur
aktiviteti i shoqërisë tregtare vazhdon dhe nuk hapet procedura e falimentimit, nëse shihet
qartë se shoqëria nuk është në gjendje të shlyejë borxhet e veta (neni 98, pika 4, neni 163,
pika 4 deri në 6; dhe, më së fundi, në nenin 164 (vërtetësia e pasqyrave financiare dhe
122 Shih analizën e posaçme për drejtuesit kryesorë, “Humbled - Pity the Poor, post-Enron Company Boss” (“Të përulur
– mëshirë për bosët e varfër të shoqërive në epokën pas Enronit), në revistën “The Economist”, datë 20 dhjetor 2003, f.
87–89.
135

